Bllokohet diplomacia, Meta refuzon Gent Cakajn si ministër të Jashtëm

Shqipëria

Bllokohet diplomacia, Meta refuzon Gent Cakajn si ministër të Jashtëm

Më: 10 janar 2019 Në ora: 13:01
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretin për emërimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.

Dekreti i është kthyer kryeministrit Edi Rama për rishqyrtim.

Gjithashtu kreu i shtetit nuk ka firmosur as për shkarkimin e ministrit të jashtëm në detyrë Ditmir Bushati. 

Sipas presidentit, Cakaj nuk ofron garanci për ushtrimin e detyrës, nuk ka përvojë dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.

“Profili i z.Gent Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zv/ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, z.Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm që i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme….Përkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territoresh/korrigjim kufijsh në rajon është qasje destruktive që kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit dhe në mospërputhje me angazhimet e detyrimet e Shqipërisë si vend nëtar i NATO-s dhe minon besueshmërin e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon”, thuhet në arsyetimin e Metës.

Kjo është hera e parë që një president në Shqipëri, refuzon dekretimin e një ministri.

Në fakt, precedentin, Meta e krijoi që me Sandër Lleshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat