Rama reagon përsëri: Genti e dashur Edita, i meriton sulmet e juaja aq sa këta vizionarë me emrin njeri

Shqipëria

Rama reagon përsëri: Genti e dashur Edita, i meriton sulmet e juaja aq sa këta vizionarë me emrin njeri

Më: 10 janar 2019 Në ora: 18:55
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së Edita Tahirit, e cila e ka përshëndetur vendimin e presidentit Ilir Meta për mos dekretimin e Gent Cakajt. Rama ka pohuar se “çfarë llumi mllefi e terri që ‘vizionarët’ e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin!”.

“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që "vizionarët"e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta "vizionarë" emrin njeri! Po ti xhan?” ka shkruar Rama në Tëitter.

Reagimi i kryeministrit erdhi pas një postimi të Edita Tahirit në Facebook, e cila ka përshëndetur mos dekretimin e Cakajt për ministër të Jashtëm.

“E pershendes vendimin kombetar dhe vizionar te Presidentit te Shqiperise ne mbrojtje te kufijve te Kosoves. Ai sot nuk dekretoi nje kandidate per minister te jashtem qe ishte pro prekjes se kufijve, te nominuar qellimshem dhe me djallezi nga kryeministri Rama”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat