Basha: Ja pse Caka është kandidaturë e papërshtatshme për ministër të Jashtëm

Shqipëria

Basha: Ja pse Caka është kandidaturë e papërshtatshme për ministër të Jashtëm

Më: 10 janar 2019 Në ora: 21:54
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, është shprehur për kandidaturën e Genti Cakaj si ministër i Jashtëm se është një kandidaturë e papërshtashme për një post të tillë.

Kryedemokrat tha se pavarësisht kësaj, çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos presidenti, por ai që vendos kryeministri.

"Çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos Presidenti, por për standardin që vendos Kryeministri.

E para e punës është një pyetje se çdo kush që i përgjigjet përveç Gjykatën Kushtetuese , spekulon.

Si jurist papërgjegjshmëria juridike ku me ministrin e parë u dërgua një ushtarak për tu bërë ministër, është thelluar.

Jo nuk është kjo, por duhet të pyesni Presidentin. Por të qëndrojmë tek marrja e certifikatës së sigurisë, pasi DSIK ja ka dhënë për 24 orë. Kjo nuk mund të bëhet pa një urdhër politikë, pasi DSIK nuk mund të japë një certifikatë për 24 orë", tha Basha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat