‘Meta kryetar alternativ, ngriti flamurin e opozitës në Presidencë’

Shqipëria

‘Meta kryetar alternativ, ngriti flamurin e opozitës në Presidencë’

Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:19
Ilir Meta

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas akuzave të Ilir Metës në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

“Presidenti nuk mendon me as per Kushtetuten, as per dinjitetin e institucionit, po per lidershipin e opozites!

Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar te opozites ne Presidence dhe sulmoi kryeministrin me te gjithe librin e Shqupit dhe LSI-se bashke.

Fatkeqesisht ky eshte sot Ilir Meta, nje president i votuar nga ne per te perfaqesuar edhe opoziten (me votat ne dispozicion dhe pa PD ne salle, ishte e vetmja zgjedhje per te mos e cuar vendin ne kaos institucional), tanime i kthyer ne kryetar alternativ opozite”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat