Më 15 janar i hapet rrugë plotësimit të vakancave në Gjykatë Kushtetuese

Shqipëria

Më 15 janar i hapet rrugë plotësimit të vakancave në Gjykatë Kushtetuese

Më: 11 janar 2019 Në ora: 14:05
Gjykata Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet për të parën herë më 15 janar. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, përmes një njoftimi për mediat.

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të trajtohet në rend dite konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nisja e procedurave për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Krahas këtyre pikave të rëndësishme do të trajtohen edhe cështje të organizimit e administrimit të dokumentacionit dhe të çështjeve mbi nevojat e mbështetjes administrative dhe me personel nga Gjykata e Lartë për mirëfunksionimin dhe efektivitetin e veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat