Kryemadhi e ashpër me Ramën: Është nën efektin e drogës, mjekët ta izolojnë!

Shqipëria

Kryemadhi e ashpër me Ramën: Është nën efektin e drogës, mjekët ta izolojnë!

Më: 11 janar 2019 Në ora: 14:28
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha sot se Unaza e Re është vetëm një nga aferat e Edi Ramës, ku 40 milionë euro kërkon që ti vjedhë duke i çuar në të ashtuquajturin projekt, kur shumë mirë mund të shkonin për studentët, të cilët dhunohen nga policët.

“Këta policë harrojnë se nesër do të kenë fëmijët e tyre dhe një tjetër polic do i rrahë ata”, u shpreh Kryemadhi në një dalje për mediat.

Ajo i bëri thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që të mos lejojë që të ngrihet dorë ndaj studentëve.

Në vijim i bëri thirrje rektoratit dhe dekanateve që të kenë kujdes me sjelljet e tyre, duke thënë se sot mund të jenë bashkëpunëtorë të Edi Ramën, por se nesër mund të jenë viktimat e para në thertoren e Edi Ramës.

Sipas saj, pedagogët shqiptarë sot më shumë se kurrë janë përballë një të sëmuri dhe krimineli, për të cilin tha se pasi shkatërroi institucionet, policinë, shumë shpejtë do të shkatërrojë edhe Universitetet shqiptare.

Kryetarja e LSI sulmoi ashpër Kryeministrin Rama teksa tha se ndodhet në një situatë të rëndë psi1ike dhe fizike, duke shtuar se nëse nuk e besojnë atë si doktoreshë, mjafton të pyeten pedagogët e fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Ajo shtoi se izotopet që janë droga, kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 minuta deri në 90 minuta, ndërsa për izotopet sintetike shtoi se kanë efekt të përjetshëm, ndaj thase Kryeministri ndodhet nën ndikimin e këtyre izotopeve.

“Iu bëj thirrje mjekëve dhe pedagogëve në radhët e Partisë Socialiste që të marrin fatet në dorë, duke thënë se vendi është në duart e një të sëmuri psiqik. Ndalojeni Edi Ramën në rrugën e përdorimit të substancave dhe ta mbyllin në një qendër, në mënyrë që ti shpëtojnë vitet e tjera. Ky njeri i çmendur duhet të kuptojë njëherë e mirë se nëse nuk dorëhiqet ai do e tërheqin studentët shqiptarë, ata djem dhe ata vajza që sot i rrahu policia” – tha Monika Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat