Kryemadhi-Ramës: Po i përgjigjem psiqikut si doktoreshë...ndaleni nga droga - Bota Sot
Kryemadhi-Ramës: Po i përgjigjem psiqikut si doktoreshë...ndaleni nga droga

Shqipëria

Kryemadhi-Ramës: Po i përgjigjem psiqikut si doktoreshë...ndaleni nga droga

Më: 11 janar 2019 Në ora: 15:05
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur me tone të ashpra kundrejt kryeministrit Edi Rama të cilin e quan të sëmurë psikik, në përgjigje të një reagimi që kreu i qeverisë pati karshi Presidentit Meta, dhe ku i referohej Kryemadhit me termin “Doktoresha e Shkencave”.

Monika Kryemadhi akuzoi sEdi Ramën si të droguar dhe i bëri thirrje mjekëve të tij ta fusin në qendër detoksifikimi, pasi sëmundjet që ka do ta shkatërrojnë.

Kryetarja e LSI-së bëri një përmbledhje të 'çështjeve të nxehta' që shqetësojnë vendin sot, dhe si fajtor kryesor bën kryeministrin Edi Rama.

“Po i përgjigjem psiqikut si doktoreshë që jam, i them që Izotopet e alkaloidëve kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 deri në 90 minuta ndërsa ato të drogave sintetike kanë efekt të përjetshëm. Kryeministri ynë është nën efektin e këtyre izotopeve. Iu bëj thirrjen mjekëve të PS të marrin fatet në dorë sepse fatet e të gjithëve janë në dorë të një sëmuri psiqik e klinik.

Është peng i substancave sintetike jo vetëm krimit të organizuar. I bëj thirrje mjekëve të tij, ta ndalojnë në rrugën e tij ta fusin në një qendër detoksifikimi ose droga duke patur parasysh sëmundjen e tij, mushkëri e azmë, do i shkatërrojnë çdo ind. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për solidaritet njerëzor", u shpreh Kryemadhi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...