Hyrja e policisë në Fakultete, Lleshaj: Thirrja që kam për studentët

Shqipëria

Hyrja e policisë në Fakultete, Lleshaj: Thirrja që kam për studentët

Më: 11 janar 2019 Në ora: 15:39
Sandër Lleshi

Sandër Lleshi ka folur rreth situatës së krijuar në Universitete dhe ndërhyrjes së Policisë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi pas inaugurimit të Komisariartit nr.6 në zonën e Kombinatit në Tiranë ka folur rreth situatës së krijuar në Universitete dhe ndërhyrjes së Policisë.

Ai tha për mediat tha se universiteti i ka kërkuar ndihmë policisë për situatën e krijuar  dhe  u bëri thirrje studentëve që të lironin ambientet ku duhet të bëjnë mësim të gjithë.

“Janë një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre.

Ligji i garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre. Ne kemi patur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka patur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë.

Gjej rastin të ftojmë drejtuesit e universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi. Sigurisht dua tu them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se  “Universiteti është i yni”, por ai universitet është i të gjithëve,” tha Lleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat