Rama-analistëve: Rreken t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi Meta

Shqipëria

Rama-analistëve: Rreken t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi Meta

Më: 11 janar 2019 Në ora: 18:19
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sulmuar gazetarët dhe analistët të cilët mbështesin vendimin e presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se “janë shpërndarë kadrinjtë duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë Ilir Meta”.

“Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra, nga Andi Kadriu tek Kadri Lubonja e me radhe kadri andej e kadri këtej, futur shtëpi më shtëpi nga vrima e televizorit, duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë IM”, shkruan Rama në rrjetin social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat