Ish-ministrja e Integrimit, tre vjet në detyrë pa certifikatë sigurie

Shqipëria

Ish-ministrja e Integrimit, tre vjet në detyrë pa certifikatë sigurie

Më: 11 janar 2019 Në ora: 22:03
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Zonë e Lirë”, tha se edhe ish-ministrja e LSI, Klajda Gjosha ka punuar 3 vite si ministre Integrimi pa certifikatë sigurie, sikundër edhe Edmond Panariti kur ishte ministër i Jashtëm, s’kishte certifikatë sigurie.

Duke komentuar argumentet e presidentit Ilir Meta për refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Rama solli shembuj të shumtë të ministrave që nuk kanë pasur certifikatë sigurie edhe gjatë ushtrimit të detyrës.

Kjo, tha ai, pasi certifikata e sigurisë merret kur personi në fjalë hyn në dijeni të dokumenteve të klasifikuara si sekrete shtetërore.

“Pse Meta po sfidon kushtetutën? Për 3 vite Klajda Gjosha ka qenë pa certifikatë sigurie. Edhe Edmond Panariti ka qenë pa certifikatën e sigurisë kur ishte ministër i Jashtëm”, theksoi Rama, duke shtuar se ndjehet i shqetësuar vetëm për faktin që presidenti i Republikës ka përdorur në mënyrë abuzive zyrën e tij për të goditur qeverinë.

“ Ilir Meta po tenton të hedhë benzinë një zjarri që dhe për t’i hedhur benzinë një zjarri që po tentohet të ndizet në Shqipëri dhe në Kosovë nga politikanë të llojit më të ulët dhe më të vjetër për të anatemuar mua dhe Thaçin se po përpiqemi për të ndryshuar kufijtë dhe për të ndarë Kosovën”, theksoi Rama.  /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat