Bastet dhe kazinotë janë mbyllur, u shteruan 99.99% e burimeve të parasë prej tyre

Shqipëria

Bastet dhe kazinotë janë mbyllur, u shteruan 99.99% e burimeve të parasë prej tyre

Më: 11 janar 2019 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se “lokalet e basteve dhe kazinotë në Shqipëri janë të gjitha të mbyllura dhe bastet online janë të kufizuara maksimalisht”.

“Tek-tuk ka tentativa të cilat janë identifikuar dhe do të identifikohen. Ata që marrin përsipër arrestohen dhe paguajnë pasojat e rënda. Po ashtu online i ligjshëm është mbyllur dhe lufta me online që lidhet me baste joshqiptare, është një luftë që e zhvillojnë të gjitha vendet”, tha Rama.

Por, sipas tij, “e rëndësishme është që 99.99% e burimeve të parasë nga bastet dhe nga kazinotë elektronike është shteruar”.

“Bëhet fjalë për qindra miliona euro që hidheshin në lum dhe në llum nga Bajram Curri në Konsipol, poshtë pallateve. Të thoni se qindra miliona euro kanë gjetur një kanal tjetër, unë po ju them se kjo është e pamundur. Online është i kufizuar maksimalisht”, tha Rama. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat