Brati dhe Zeneli dalin para KPA-së, dyshimet për pasurinë

Shqipëria

Brati dhe Zeneli dalin para KPA-së, dyshimet për pasurinë

Më: 12 janar 2019 Në ora: 06:12
Brati dhe Zeneli

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur datat e seancave të rivlerësimit të dy gjyqtarëve të shkarkuar nga Vettingu pasi kishin probleme me justifikimin e pasurisë. KPA ka vendosur datën 5 shkurt për seancën e rivlerësimit për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati.

Trupi gjykues për këtë çështje përbëhet nga kryesuese: Natasha Mulaj; relatore: Rezarta Schuetz dhe anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci. Brati u konfirmua në detyrë më 5 korrik, por vendimi i KPK-së, u ankimua nga KPA për shkak të dyshimeve lidhur me pasurinë e gjyqtares. Ndërsa më datë 04 shkurt, KPA ka vendosur seancën e rivlerësimit të Artan Zenelit.

Trupi gjykuese e kësaj çështjeje përbëhet nga kryesuese: Rezarta Schuetz; relatore: Ardian Hajdari dhe anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë u shkarkua më 18 maj pasi në 10 vite ai kishte siguruar pothuajse 50 milionë lekë të reja pasuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat