Familja Mazreku nga Kamza merr lejen e legalizmit, pas 13 vitesh pritje

Shqipëria

Familja Mazreku nga Kamza merr lejen e legalizmit, pas 13 vitesh pritje

Më: 12 janar 2019 Në ora: 09:25
Pamje nga video

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me rastin e familjes Mazrreku nga Kamza e cila pas 13 vitesh pritje dhe zvarritje nëpër zyra për të marrë lejen e legalizimit të banesës së tyre. Pasi iu drejtua Platformës së Bashkëqeverisjes në shqiperiaqeduam.al, Uki Mazrreku ka marrë lejen e legalizimit për banesën e tij.

“Kam dashur që të bëj legalizimet mbi 100 herë dhe sa herë që shkoj marr të njëjtën përgjigje: Është në proces. Asnjëherë nuk e kam marrë përgjigjen e saktë. Nuk del asnjënjeri që të më japë përgjigjen e saktë. Për një mundur aneksë u bë e mundur diçka që nuk ka ndodhur në 13 vjet,”– tha pronari i shtëpisë, Uki Mazreku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat