Reshjet e borës në Bulqizë, probleme edhe në rrugët e qytetit

Shqipëria

Reshjet e borës në Bulqizë, probleme edhe në rrugët e qytetit

Më: 12 janar 2019 Në ora: 13:31
Ilustrim

Reshjet e dendura të borës, të cilat kanë rënë me intensitet të lartë, prej 3 ditësh kanë sjellë probleme në Bulqizë dhe fshatrat përreth. Situata është problematike edhe në qytetin e Bulqizës, ku rrugët brenda qytetit kalohen me vështirësi. Gentjan Gjoka, i cili transporton minatorët çdo mëngjes, thotë se situata më e vështirë është në rrugët rurale, pasi deri tani nuk është marrë asnjë masë për hapjen e tyre.

Prej 4 ditësh, shumë fshatra të njësive administrative Trebisht, Ostren, Zerqan, Martanesh, Fushë Bulqize dhe Shupenzë vijojnë ende të jenë të izoluara, pasi trashësia e dëborës ka arritur në mbi 1 metër, e rrugët e këtyre fshatrave nuk janë hapur ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat