Zbulohet slogani i LSI-së për zgjedhjet vendore qershor 2019

Shqipëria

Zbulohet slogani i LSI-së për zgjedhjet vendore qershor 2019

Më: 12 janar 2019 Në ora: 15:15
Monika Kryemadhi

Zbulohet slogani i LSI-së për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. “Shqipëria, shtëpia juaj”

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Konventën Kombëtare ku miratoi rezolutën me 7 pika të propozuar për votim, në të cilën shprehej angazhimi i plotë i LSI për të dhënë të gjithë kontributin e saj në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe që Qershori të jetë muaji i çeljes së negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Monika Kryemadhi: "Ti lutemi çdo ditë që ti kthejë të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, të ndërtojnë familjen e tyre. Zoti qoftë me ju, Zoti na dhëntë forcë, zoti na dhëntë forcë që të përballemi me këtë të keqe të madhe dhe jam e bindur që Zoti do të na ndriçojë në rrugën për të ecur përpara dhe për të mos u ndalur më përballë kësaj të keqeje. Ne kemi një mision, të kthehemi në vendin tonë, të luftojmë në vendin tonë, të luftojmë për familjen e shqiptarëve, sepse sistemi i vlerave qëndron te familja. Pa familje nuk ka vlera. Pa familje nuk ka atdhe" 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat