Dy ministra të Ramës vihen në vëzhgim

Shqipëria

Dy ministra të Ramës vihen në vëzhgim

Më: 12 janar 2019 Në ora: 15:48
Ministrat e Rames

Ndërsa të gjithë i kanë sytë tek përplasja e fortë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, pas ndryshimeve në qeveri, duket se jashtë vëmendjes kanë mbetur ministrat e vjetër që janë gati t’u lënë detyrën zëvendësuesve të rinj.

Por burimet bënë të ditur për Vizion Plus se agjencitë ligjzbatuese po vëzhgojnë disa nga dikasteret kryesore që menaxhojnë dhe fondet më të mëdha të buxhetit.

Fokusi është tek Ministria e Financave, por edhe në ministri të tjera që administrojnë shuma të mëdha parash për investime e po ashtu dhe projekte të rëndësishme.

Burimet saktësuan se po mbahen nën kontroll veprimet e ministrave në ikje, lëvizja e dokumentacionit në zyrat kryesore, e bashkë me to edhe takimet e titullarëve me grupe të caktuara interesi.

Vëzhgimi i agjencive ligjzbatuese bëhet për shkak se periudha të tilla tranzicioni në zyrat e qeverisë janë shfrytëzuar në të kaluaren nga ministrat për të firmosur në minutat e fundit tenderë, leje e licenca në vlera të mëdha financiare.

Po ashtu një pjesë e këtij informacioni është edhe në funksion të hetimeve që po kryen prokuroria për tenderat e fundit me vlerë 30 milione euro që lidhen me Unazën e Re dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit, ku u shpall fituese kompania dh albania, me letra të falsifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat