Gjirokastër, dëbora shemb një banesë tradicionale

Shqipëria

Gjirokastër, dëbora shemb një banesë tradicionale

Më: 12 janar 2019 Në ora: 17:14
Gjirokastër

Një banesë tradicionale në Gjirokastër është rrëzuar prej peshës së dëborës.

Shtëpia Sako, pranë kompleksit historik të “7 Krojeve”, ishte e pabanuar prej vitesh sepse pronarët ndodhen në emigracion.

Edhe shtëpia Mezini krah saj, monument me një pikturë murale të rrallë, është me rrezik të lartë shembjeje.

Image

Në këtë zonë të qytetit të Gjirokastrës, ritmi i rrënimit ka qenë shumë i lartë gjatë dekadës së fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat