Shqipëri, lehtësitë që përfitojnë 109 mijë biznese

Shqipëria

Shqipëri, lehtësitë që përfitojnë 109 mijë biznese

Më: 12 janar 2019 Në ora: 17:52
Ilustrim

Ja si është kompozuar skema e taksimit në Shqipëri, pas një seri ndryshimesh në sistemin tatimor që ka ndërmarrë qeveria në vitin 2018, duke ulur barrën fiskale për biznesin dhe qytetarët, nëpërmjet reduktimit të tarifave tatimore, të cilat kanë hyrë në fuqi zbatimi këtë vit.

Niko Lera, drejtor i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, shpjegoi se pas ndryshimeve fiskale, për rreth 109 mijë biznese në të gjithë vendin kemi këtë ndarje.

“Nga 109 mijë biznese aktive në Shqipëri, 65% e totalit të bizneseve në Shqipëri ose 71 mijë biznese paguajnë 0 taksë tatimi fitimi dhe këtu futet edhe biznesi vogël. 26% e totalit të bizneseve apo 28 mijë biznese paguajnë 5% taksë dhe vetëm 11 mijë biznese apo 9% e tyre paguajnë taksë apo tatim fitimi 15%”, theksoi Lera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat