Zbulohet lista e plotë/ Armë moderne amerikane, ja çfarë u vodh në bazën e Pashalimanit

Shqipëria

Zbulohet lista e plotë/ Armë moderne amerikane, ja çfarë u vodh në bazën e Pashalimanit

Më: 12 janar 2019 Në ora: 21:49
Baza ushtarake e Pashalimanit

Zbulohen disa të dhëna nga dosja hetimore për vjedhjen e armëve në bazën e Pashalimanit. Sipas Report TV, mes armatimit të vjedhur është edhe një pushke amerikane me dylbi M4, disa kallashnikovë si dhe një sasi prej 5 mijë fishekësh. Dyshimet e para janë se autorët kishin informacion nga brenda bazës. Të arrestuar deri tani janë 2 roje dhe 2 përgjegjës, të cilët akuzohen se kanë shkelur rregulloren ushtarake.

Lista e materialeve të vjedhura ne bazën e Pashalimanit

2 arme luftarake automatike model 56 me bajonetë shtize

700 fishekë luftarake 7.62 mm që përdoren nga armë luftarake pistoletë TT model 54

3691 fishekë luftarakë që përdoren nga armët luftarake automatik blindëshpues djegës

40 granata dore luftarake

40 ndezës për granata dore luftarake

1 krehër hark automatik luftarake

1 pushkë M-4 karabinë luftarake model 14.5 me barel 5x56x45mm

1000 fishekë luftarake model 5.56 mm x 45 mm me maje të rrumbullakët normal

4 krehra rezervë për 30 fishekë luftarake 5.56 mm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat