Tjetër grabitje me armë, maskat shfaqen edhe në Krujë

Shqipëria

Tjetër grabitje me armë, maskat shfaqen edhe në Krujë

Më: 12 janar 2019 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Një tjetër grabitje maskash të armatosura ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Grabitja e radhës, ka ndodhur në Thumanë të Krujës.

Dy persona të armatosur dhe me maska, kanë kërcënuar drejtuesin nga Kukësi dhe i kanë rrëmbyer automjetin tip “Benz” me targa AA 045 TA.

Kjo është grabitja e dytë që ndodh në harkun e dy orëve në vend.

Më herët familja e një biznesmeni u terrorizua dhe u grabit nga persona të maskuar të veshur si policë. Ata arritën të merrnin 10 mijë euro nga banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat