Situata politike në Shqipëri dhe Kosovë/ Ja si e komenton ish-kryeministri Sali Berisha

Shqipëria

Situata politike në Shqipëri dhe Kosovë/ Ja si e komenton ish-kryeministri Sali Berisha

Më: 12 janar 2019 Në ora: 22:58
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar në një intervistë për gazetaren Anduela Ndreu në televizionin ‘ALBSE’ zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe Kosovë.

Gjatë intervistës ish-kryeministri ka theksuar se vendimi i presidentit Meta për mosdrektimin e Genti Cakës në postin e Ministrit të Jashtëm ishte një vendim i drejtë dhe kushtetues.

Ndërsa ka theksuar se pas idesë së zezë për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi qëndron Edi Rama dhe Hashim Thaçi.

Intervista e plotë:

Sapo ka nisur viti 2019 por kemi nje bilanc te vitit 2018 si nje vit protestash, por si e kemi pare ju këtë vit dhe rolin e opozitës? 

BERISHA: 2018 në tërësi ishte një vit në rrafshin kombëtar tejet i rrezikshëm për shqiptarët. I rrezikshëm per shqiptarët sepse argatët e Beogradit në Prishtinë dhe në Tiranë nxorën në treg territore të Kosovës dhe morën në duart e tyre të zeza flamurin e Serbisë së madhe, flamur i cili është historikisht dhe aktualisht fund e krye antishqiptar. Këto përpjekje kulmuan me projektin e ndarjes së Kosovës në Veri dhe së fundi, ngjarja dramatike e emërimit të një çiraku të atij që rëndom konsiderohet sot si shefi i argatëve të Beogradit në Prishtinë, Baton Haxhiut, për ministër të jashtëm të Republikës së Shqipërisë. Kjo çoi në një përballje shumë të ashpër midis Presidentit të Republikës, i cili në këtë rast mbrojti ligjin..

Pra për ju kjo që bëri Zoti Meta është një betejë ligjore apo...

BERISHA: Në të vërtetë zoti Meta e ka rikthyer atë me shkaqe ligjore të pakundërshtueshme. Por unë do thoja që dhe jashtë shkaqeve ligjore, një njëri i cili është shprehur qartë për ndryshimin e kufinjve të Kosovës nuk mund të ulej kurrë në karrigen e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë. Ndaj dhe ky ishte një zhvillim pozitiv, ishte një goditje e rëndë e merituar që morën planet e Beogradit dhe të argatëve të tyre në Prishtinë dhe Tiranë për krijimin e Serbisë së Madhe në kurriz dhe në kundërshtim flagrant me interesat kombëtare të shqiptarëve.

Pse mendoni që Zoti Rama e  beri këtë përzgjedhje për ministër të jashtëm?

BERISHA: Kur ndërmerr akte të tilla konspirative të rrezikshme dhe antishqiptare, janë qëndra të cilat të diktojnë në këto qëndrime dhe vendime. Rama është pjesë integrale per të mos thënë iniciator i këtij projekti ogurzi për shqiptarët. 

Aktualisht në Kosovë Parlamenti ka miratuar një grup negociator dhe kemi një tërheqje të presidentit Thaçi në pjesën e negociatave për marrëveshjen me Serbinë. A mendoni që do të arrihet dhe sa mund të kemi një marrëveshje të mirëpritur për shqiptarët e Kosovës? 

BERISHA: Dua të sqaroj që unë absolutisht jam për një marrëveshje midis Republikës së Pavarur të Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Por kjo marrëveshje nuk  mund të jetë kurrë tjetër përveçse një marrëveshje midis dy vendeve sovrane të pavarura që respektojnë plotësisht integritetin, sovranitetin dhe pavarësinë e njëri tjetrit. Jashtë kësaj suaze marrëveshjet janë të gjitha fiktive çka e provon historia e këtyre 8 - viteve negociata në Bruksel, të cilat për fat të keq kanë rezultate pothuaj të paqëna. Në këtë kontekst gjykoj se marrëveshja është e domosdoshme por një marrëveshje që respekton plotësisht integritetin, sovranitetin, pavarësinë e Republikës së Kosovës. 

Si e keni parë rolin e partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces negociatash po ashtu edhe rolin e Shqipërisë?

BERISHA: Unë theksova se Edi Rama është iniciator publik i kësaj nisme, flamurin e të cilës e mbajnë argatët e Beogradit në Prishtinë. Ndërsa roli i faktorit ndërkombëtar ka qënë kompleks. Ka që e kanë kundërshtuar në mënyrë kategorike ndryshimin e kufinjve, të tjerë të cilët janë shprehur se përkrahin një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit. Problemi është se argati i Beogradit në Prishtinë që përfaqësoi Kosovën, mashtroi botën duke mos patur askënd me vete përveç Baton Haxhisë. As partinë e tij jo. Tani po kuptohet që ai është njëri pa mbështetje, tani kuptohet që parlamenti e zëvëndësoi atë me një delegacion përfaqësues parlamentar të Kosovës. Gradualisht do të dalin të vërtetat se për llogari të kujt vepruan argatët në Prishtinë. Por një gjë dua të them këtu. Kufinjtë në Ballkan sigurisht që mund të rivizatohen dhe rivendosen në mënyra krejt të tjera, padiskutim që në këtë kontekst padrejtësitë më të mëdha u janë bërë shqiptarëve. Nëse arrihet në këtë përfundim, për të korrigjuar padrejtësitë e mëdha të historisë, atëherë aq sa është Presheva aq janë dhe të gjitha trevat e tjera shqiptare, por kjo kërkon një konferencë ndërkombëtare të Fuqive të Mëdha, e cila t’i rikthejë të drejtën shqiptarëve për një shtet në Ballkan. Kurse përpjekja për të ndarë Kosovën nuk është një përpjekje tjetër veçse për t'i krijuar precedentin në Kosovë Beogradit që të aneksojë dhe Bosnjën dhe të krijojë Serbinë e Madhe, dhe shqiptarët s’duhet t’a pranojnë këtë për asnjë çmim.  

Kosova më së shumti kërkon dhe liberalizimin e vizave si i vetmi vend në rajonin e Ballkanit që nuk e ka përfituar këtë. Sa e pengon kjo situatë Kosovën?

BERISHA: Sigurisht që Kosova e meriton 100% dhe e meriton plotësisht liberalizimin e vizave. Pengesat për liberalizimin e vizave në Kosovë vijnë nga qëndrime jo unike, jo të njëjta në BE ndaj saj. Unë shpresoj që Brukseli ti tejkalojë këto pengesa dhe qytetarëve të Kosovës t’u japë atë të drejtë që po u mohohet në mënyrë të padrejtë. 

Të kthehemi pak në zhvillimet në Shqipëri. Kemi një ikje masive të të rinjve nga Shqipëria. Cfarë keni bërë  për ju për emigrantët, për diasporën gjatë kohës që drejtuat qeverinë shqiptare dhe si po e shihni aktualisht këtë realitet??

BERISH: Mendoj se kontributi më i madh i qeverisë shqiptare për shqiptarët në Shqipëri dhe  shqiptarët kudo që janë, janë hapat e sigurta për integrimin europian dhe euroatlantik. Unë them se heqja e vizave u krijoi mundësi bashkimi dhe vizitash të ndërsjellta qindra mijëra familjeve shqiptare që ishin ndarë për së gjalli prej tyre. Dy vitet e para pas heqjes së vizave, në Gjermani kërkuan azil politik gjithsej 432 shqiptarë kundrejt 8500 shqiptarëve që kanë kërkuar vetëm në shtatorin e vitit 2016, kundrejt 180 mijë shqiptarëve që kanë kërkuar azil politik gjatë viteve të qeverisjes së këtij individi, që ka dy dhuntitë më të tmerrshme të njëriut: gënjeshtrën dhe shpirtvrasjen. Shpirtvrasja i buron nga përroi psiqik, i një të sëmuri bipolar, i  cili rrezaton negativitet çdo dito dhe vret shpresën e shqiptarëve i bën ata që të ikin. Sa por gënjeshtrën, është legjendar si gënjeshtar me të gjitha premtimet e pambajtura. 

Në këtë drejtim ai e ka ngritur një ministri për diasporën ndaj po ju pyes…

BERISHA: Ai jo vetëm këtë, por nëse të kujtohet e inauguroi  me 40 mjekë që i foto nga gjithë Europa dhe SHBA, mjekë të shquar të cilët erdhën, i priti në zyrë, u rikthyen të gjithë në klinikat nga erdhën kurse ky u tha shqiptarëve se këta u kthyen në Shqipëri dhe do të kujdesen për shëndetin e shqiptarëve. Mendoj që të komentosh këtë mendoj se është humbje kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat