BSH: Ekonomia në trajektore rritëse

Shqipëria

BSH: Ekonomia në trajektore rritëse

Më: 13 janar 2019 Në ora: 09:26
Banka

Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia parashikohet të qëndrojë në një trajektore rritëse, e mbështetur nga kushtet e favorshme financiare, besimi i agjentëve ekonomikë dhe përmirësimi i ambientit të jashtëm.

Në afatin e mesëm, rritja e kërkesës agregate pritet të rritë përdorimin e kapaciteteve prodhuese pranë niveleve të tyre optimale, duke shtuar presionet e brendshme inflacioniste.

Bë raportin e publikuar së fundi, Banka e Shqipërisë parashikon se inflacioni mesatar vjetor do të luhatet rreth nivelit 2.1% gjatë vitit 2018, dhe do të kthehet në objektiv brenda vitit 2020.

Politika monetare stimuluese, citon BSH, ka krijuar parakushtet për kthimin e inflacionit në objektiv.

Nëpërmjet reduktimit të normave të interesit dhe primeve të rrezikut në tregjet financiare, dhe së fundmi edhe nëpërmjet frenimit të mbiçmimit të fortë të kursit të këmbimit, kushtet monetare reale janë lehtësuese. Ato mbështesin rritjen e kërkesës së brendshme dhe forcimin e presioneve inflacioniste. Pritjet për zhvillimet ekonomike janë pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat