PD: Rama kërkon t’i marrë nën kontroll universitetet, të hetohet dhuna e policisë

Shqipëria

PD: Rama kërkon t’i marrë nën kontroll universitetet, të hetohet dhuna e policisë

Më: 13 janar 2019 Në ora: 16:33
Ina Zhupa

Pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama se nga nesër përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit do të vendosen pranë sekretariateve të Universiteteve për të asistuar studentët që duan shpjegime lidhur me VKM mbi tarifat dhe bursat brenda janarit, ka reaguar PD.

Përmes një statusi në Facebook, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shprehet se Rama kërkon të marrë nën kontroll edhe Universitetet, ndërsa vijojnë skenarët e dhunës dhe terrorit ndaj studentëve të ngujuar në Universitete.

“Prokuroria duhet te hetoj menjëherë dhunën e policisë ndaj studenteve dhe shkeljen e ligjit nga administratoret e qeverise pranë universiteteve”- thotë ndër të tjera Zhupa.

Statusi i plotë:

Gjithcka per te vene nen kontroll dhe universitetet!

Ne fillim u mundua ti bleje studentet-nuk ia doli. Pastaj perdori percarjen e tyre por pa rezultat. Vazhdoj me kercenimin dhe shantazh ndaj prinderve- nuk ia arriti.

Vijoj me skenaret e dhunes dhe terrorit. U coi policine e shtetit dhe dhunoi studentet. I la pa buke, pa uje, pa drita. U coi administratore te prishin protesten. U coj policine e Safet Gjicit te shtyp protestuesit.

Tani do coj te besuarit te tij te kontrollojne sekretarite e fakulteteve, duke shkelur mbi autonomine e institucioneve te arsimit.

Edi Rama eshte gati te beje gjithcka per pushtetin e tij. Prokuroria duhet te hetoj menjehere dhunen e policise ndaj studenteve dhe shkeljen e ligjit nga administratoret e qeverise prane univesitetete.

Cdo vonese ne nisjen e hetimeve e ben prokurorine bashkefajtore me Edi Ramen ne dhunen ndaj studenteve dhe ne shkeljen e ligjit dhe te drejtes per te protestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat