“Rruga e Kombit” tërësisht e kalueshme

Shqipëria

“Rruga e Kombit” tërësisht e kalueshme

Më: 13 janar 2019 Në ora: 16:41
“Rruga e Kombit”

“Rruga e Kombit” është tërësisht e kalueshme, teksa kompania e mirëmbajtjes vijon intensivisht punën për të mbajtur të pastruar nga reshjet e dëborës.

“Rruga e Kombit” një nga segmentet më të rëndësishme, që lidh vendin tonë me Kosovën, nga pamjet tregon se është tërësisht e kalueshme dhe nuk ka probleme nga bora, e cila shkaktoi vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak të dendësisë së saj.

Dy ditë më parë, “Rruga e Kombit” u inspektua edhe nga kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili u shpreh se Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në çdo cep të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat