Biznesmenit i grabitën shtëpinë dhe i rrëmbyen djalin, asnjë i arrestuar

Shqipëria

Biznesmenit i grabitën shtëpinë dhe i rrëmbyen djalin, asnjë i arrestuar

Më: 13 janar 2019 Në ora: 16:49
Elton Kelmendi

Nuk ka ende të ndaluar mbi grabitjen e ndodhur në Shkozet, në shtëpinë e një biznesmeni.

Ngjarja e rëndë që tronditi familjen e biznesmenit Elton Kelmendi dhe opinionin publik ka mbetur ende e pazbardhur, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

5 shtetas janë shoqëruar në polici, me cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi zhvillimin e ngjarjes, por pas marrjes së dëshmive, janë lënë të lirë. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije per t.ch" se mund të ketë lidhje kjo grabitje me grabitjen tjetër që ndodhi në dhjetor, po në Shkozet, kur në mjetin shoqërues të kompanisë së sigurimit privat u grabitën rreth 7,5 milionë lekë, të mbledhura nga arkëtimi i taksave të qarkullimit rrugor.

Dyshohet se mund të jetë i njëjti grup kriminal që ka kryer të dyja grabitjet ende të pazbardhura nga hetuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat