Berisha “zbulon” kush i vodhi armët e ushtrisë në Pashaliman

Shqipëria

Berisha “zbulon” kush i vodhi armët e ushtrisë në Pashaliman

Më: 13 janar 2019 Në ora: 17:51
Pashaliman

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan në lidhje me incidentin e vjedhjes së armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Ai zbulon sasinë e armëve të grabitura, ndërsa sipas të dhënave të ish- kryeministrit kjo bazë nuk drejtohet nga profesionistë.

“Militantet e Partise Kanabiste vodhen armet ne Pashaliman!

Raport paraprak per vjedhjet ne bazen e Pashalimanit!”, shkruan ai.

Mesazhet e publikuara nga Berisha.

Prsh doktor Berisha dua te bej me dije per skandalin e radhes ne ministrin e mbrojtje per vjedhjen e bazes se pashalimanit.ministria e mbrojtjes do ta trajtoj si ceshtje ordinere dhe jo si nje skandal qe ka ndodhur ne ushtrin e natos.me konkretisht jan vjedhur nga nje inpektimi i bere praprakisht jane vjedhur mbi 5000 fisheke 50 granata dhe 3 automatik dhe pushke te reja te blera nga ministrija e mbrojtjes.Ju lutem anonim

Doktor, Pashalimani drejtohet nga militant dhe jo nga profesionist, ka mungese te theksuar te organizimit te sherbimit te rojes, nuk mundet kurr qe te kryhet sigurimi i ruajtjes ne ate menyre organizimi, pa plan studimi te mbulimit te rrezes se ruajtjes, personel te paket, sherbim 12 ore naten pa nderprerje, etj, etj, mungesa , dhe rezultati u pa, komanda dhe ministrja bejne sikur.....duan te mbulojne kete turp...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat