Aleatët e Bashës, të ndarë për bojkotin e parlamentit

Shqipëria

Aleatët e Bashës, të ndarë për bojkotin e parlamentit

Më: 13 janar 2019 Në ora: 21:56
Lulzim Basha

Kauza që i bashkon është largimi i Kryeministrit Rama, por aleatët e Lulzim Bashës janë të ndarë, kur bëhet fjalë për mënyrën sesi do ta vijojnë betejën politike me nisjen e sesionit të ri parlamentar në 21 Janar, brenda apo jashtë institucioneve.

Edhe për Reformën Zgjedhore duken se tashmë janë të ndarë. 

Teksa republikani Fatmir Mediu nuk heq dorë nga ndryshimi i sistemit dhe listat e hapura, demokristiani Nard Ndoka i ka lënë mënjanë kërkesat për Lulzim Bashën.

Ndonëse nuk ka ende një vendim zyrtar lidhur me marrëdhënien që opozita do të mbajë në nisje të sesionit të ri parlamentar, Kryetari Basha paralajmëroi të shtunën se demokratët do ta vijojnë betejën brenda dhe jashtë institucioneve, deri në largimin e Kryeministrit Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat