Edi Rama ka një lajm për studentët

Shqipëria

Edi Rama ka një lajm për studentët

Më: 13 janar 2019 Në ora: 23:46
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Studentët e Shqipërisë edhe për nesër kanë paralajëmruar protestë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka njoftuar studentët se nesër mund të marrin informacione në lidhje me tarifat dhe bursat në sekretariatet e universiteteve.

Rama ka thënë se nëpër këto zyre do të vendosen dy përfaqësues, një i Ministrisë së Financave dhe një i Ministrisë së Arsimit të cilët do të asistojnë studentët që duan shpjegime.

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit”, ka shkruar kryeministri Rama në llogarinë e tij në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat