Zv. ministri grek: Shpresojmë tek progresi me Shqipërinë, por mos harroni minoritetin!

Shqipëria

Zv. ministri grek: Shpresojmë tek progresi me Shqipërinë, por mos harroni minoritetin!

Më: 14 janar 2019 Në ora: 08:06
Zv. ministri i Jashtëm greke, Jorgos Katrougalos

Zv. ministri i Jashtëm greke, Jorgos Katrougalos deklaroi se shpreson të shënohet progres këtë vit në marrëdhëniet me Shqipërinë njëlloj si dhe me Maqedoninë.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, ANA ai tha se disa prej iniciativave që kishte ndërmarrë ish-ministri i jashtëm Kotzias, do të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Mes tyre edhe negociatat e bllokuara Athinë–Tiranë, por sipas diplomatit grek kusht mbeten të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat