Ahmetaj: Studentët që përjashtohen nga tarifat, rimbursim kush ka paguar

Shqipëria

Ahmetaj: Studentët që përjashtohen nga tarifat, rimbursim kush ka paguar

Më: 14 janar 2019 Në ora: 11:16
Arben Ahmetaj

Ministri në detyrë i Financave sqaroi sot përmes një daljeje për mediat, vendimin e Këshillit të Ministrave për përgjysmimin e tarifave të studentëve. Ahmetaj se është universiteti që do të nxjerrë listat e studentëve sipas mesatares dhe studentët do të paguajnë sipas skemës përkatëse të vendosur nga Këshilli i Ministrave. Gjithashtu Ahmetaj sqaroi edhe procedurën për studentët e vitit të parë bachelor, apo për ata që e kanë paguar 100 % tarifën e studimit për këtë vit akademik.

“Është më rëndësi të ndaj me studentët që sot është fakt ligjor dhe financiar reduktimi i tarifës. Për ciklin bachelor, studentët me notë mesatare 9 deri 10 kanë përjashtim 100 % nga tarifa e shkollimit përfitojnë rreth 6245 studentë, efekti në buxhet 201mln lekë. Për ata me mesatare nga 5 deri në 9 përfitojnë 70 mijë student që nga 1 janar i 2019, efekti financiar 1 mld lekë. Për studentët që kanë paguar tarifën e plotë bordi merr vendim për kthimin e parave në bankat e nivelit të dytë. Do t’ju kthehet gjysma e pagesës në llogari të ryre. Lidhur me procedurën që duhet të ndjekin studentët me mesatare 9 deri 10 po rendis: ka një vendim të këshillit të ministrave për përcaktimin e kategorive të individëve në një program të ciklit të parë dhe të programeve të integruara, dhe këto programe përfitojnë nga ulja e tarifës.

Studentët duhet të kenë mbyllur të gjitha detyrimet e vitit paraardhës. Njësitë kryesore të fakulteteve shpallin mesataren e studentëve me notë mesatare 9 deri ne 10, qeveria vetëm financon 100 % tarifën e tyre, fakulteti nxjerr listën.

Studentët e vitit të parë me notë mesatare nga arsimi i mesëm 9-10, si edhe mesatare nga provimet e maturës, lista e studentëve hartohet nga qendra e shërbimeve arsimore, dhe bëhen përfitues 100 % të përjashtimit nga tarifa. Vendoset përjashtimi nga bordi i administrimit. Bordet kanë një rëndësi shumë të vecantë në administrimin e kësaj lehtësie. Kemi reduktim të tarifës për ciklin master. Në vendimin e këshillit të ministrave është realizuar reduktimi në 50 % për studentet me mesatare 9-10 përfitojnë mbi 3 mijë student efekti financiar 150 mln lekë. Autonomia dhe përgjegjësia është e universitetit qeveria ka bërë të mundur procedurë të qartë, dhe financim të pastër e të plotë. Institucionet e arsimit të lartë shpallin kriteret ligjore, duke vendosur një afat deri në 4 javë për studentët të depozitojnë dokumentet, për gjendjen sociale të tyre. Skema për trajtimin me bursë për studentët, është vendim i këshillit të ministrave, studentët e familjeve përfitues të ndihmës ekonomike, bursa iu bëhet 10 mijë lekë në muaj.” u shpreh Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat