Mbërrin në Presidencë kërkesa e Ramës për portofolin e ministrit të Jashtëm

Shqipëria

Mbërrin në Presidencë kërkesa e Ramës për portofolin e ministrit të Jashtëm

Më: 14 janar 2019 Në ora: 13:12
Edi Rama

Vetëm pak minuta më parë ka mbërritur në Presidencë kërkesa e kryeministrit Edi Rama, për të drejtuar përkohësisht ministrinë e jashtme. Rama më herët deklaroi se do marrë përkohësisht postin e ministrit të Jashtëm, deri ne konstituimin e Gjykates se re Kushtetuese. Përplasja mes Presidencës dhe qeverisë nisi tre ditë më parë, kur Ilir Meta refuzoi propozimet e kryeministrit Rama që të shkarkojë nga detyra Ditmir Bushatin dhe në vendin e tij në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme të dekretojë Gent Cakajn. Meta ktheu dekretin për Gent Cakajn duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, mungesën e përvojës si dhe shkeljen që ka konsumuar pasi prej 7 muajsh ka mbajtur detyrën e zv/ministrit pa qenë i pajisur më parë me certifikatë sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat