Zëri i Amerikës publikon përgjimet e ish drejtorit të PS, si shiten vendet e punës

Shqipëria

Zëri i Amerikës publikon përgjimet e ish drejtorit të PS, si shiten vendet e punës

Më: 14 janar 2019 Në ora: 16:50
Zëri i Amerikës publikon përgjimet e ish drejtorit të PS, si shiten vendet e punës

Zëri i Amerikës do të publikojë të plotë këtë të hënë një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë së krimeve të Rënda që çoi prapa hekurave ish drejtorin e burgjeve shqiptare Arben Çuko.

Në përgjim tregohet sesi qeveria në pushtet i shtet vendet e punës tek ata që janë të lidhur me PS.

 “Në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga”-shkruan VOA në rrjetin social, duke thënë se materiale do të transmetohet i plotë në orën 18:00.

Pjese nga pergjimet:

0672088814: O Gerti gjithçka është e bllokuar nga Kryeministri, edhe nuk e di kur do zhbllokohet. Ata janë në listë, o tani o në shtator. Këta të tjerët janë në listën e Fierit, kështu janë. Unë pres që nëser pasnesër do më pyes sa veta do fusësh, 250 nga 1 tek 250. Unë se di ça do thot ai tashi.

0692876209: E kuptoj…

0672088814: Ki parasysh se Lushnja nuk ka asnjë vend boshe. Fier ka 20 vende dhe kanë sjell 200 veta..

0692876209: E di vlla

0672088814: Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe ishin të gjithë listat e partis…

0692876209: E kuptoj

0672088814: E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat