Rama takohet me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, zbulohet foto

Shqipëria

Rama takohet me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, zbulohet foto

Më: 14 janar 2019 Në ora: 17:22
Edi Rama

Ngërçi i krijuar mes Presidentit Meta e Kryeministrit Rama për emërimin e Genti Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm duket se do të gjejë një zgjidhje që nuk e përfshin shqiptarin e Kosovës.

Edi Rama ka vendosur që të marrë vetë fatet e Ministrisë së Jashtme, duke u bërë kësisoj ashtu si edhe homologu i tij grek Alexis Tsipras, i cili mban postin e Ministrit dhe Kryeministrit njëkohësisht.

Propozimi për dekretimin e Ramës si Ministër i Jashtëm tashmë ndodhet në zyrën e Presidentit për dekretim, ndërsa çështja e Gent Cakajt do të vijojë të mbetet pezull, pasi Rama ka ndërmend që ta çojë në Kushtetuese vendimin e Metës për modekretimin e tij. Kjo deri kur Shqipëria të “pajiset” me një Gjykatë Kushtetuese.

Image

E teksa sot politika ka lëvizur, ashtu ka ndodhur dhe me “memet” në rrjet, ku një foto prej tyre na ka prezantuar takimin e Kryeministrit Rama me Ministrin e Jashtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat