Punësimet në administratë, Rama: Sipas procedurave ligjore, verifikoni dokumentet

Shqipëria

Punësimet në administratë, Rama: Sipas procedurave ligjore, verifikoni dokumentet

Më: 14 janar 2019 Në ora: 20:24
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se punësimet në administratën publike janë bërë sipas procedurave ligjore dhe për këtë fakt ekzistojnë edhe dokumentet e konkurseve të pranimit.

Këtë deklaratë Kryeministri e bëri pas publikimit të një lajmi te “Zëri i Amerikës”, ku sipas tyre ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko në një bisedë telefonike fliste për punësime partiake në burgje.

“Shkoni verifikoni dokumentet e konkursit e ballafaqoni rezultatet me rekrutimet, pastaj hidhni baltë sa të doni! U kujtuat për emërimet partiake në administratë, pas 30 vjetësh dhe duke sulmuar ultësisht, e aspak gazetarisht, pikërisht ata që po bëjnë çmos t’i vënë fre zullumit. Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie”, thekson kreu i qeverise Edi Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat