E arrestuan në sallën e gjyqit, pse u ndalua prokurori i Gjirokastrës

Shqipëria

E arrestuan në sallën e gjyqit, pse u ndalua prokurori i Gjirokastrës

Më: 14 janar 2019 Në ora: 20:35
E arrestuan në sallën e gjyqit, pse u ndalua prokurori i Gjirokastrës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ndaluar në sallën e gjyqit prokurorin e prokurorisë së Gjirokastrës prokurorin Spartak Çoçoli.

“Panorama” ka mësuar se Çoçoli fillimisht është mbajtur në ambientet e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, ndërsa më pas është nisur drejt Tiranës.

Ende nuk ka detaje mbi arsyet e ndalimit të tij, por dyshimet kryesore janë për korrupsion pasiv.

Mesohet se bëhet fjalë për një shumë prej 3 mijë euro që prokurori Çoçoli ka kërkuar në këmbim të favorizimit për çështjen që kishte në shqyrtim.

Denoncimi ka ardhur nga vetë pala e dëmtuar. Kjo nuk është akuza e parë për prokurorin e Gjirokastrës. Në korrik të vitit 2018, një familje rome, vajza 17-vjeçare e të cilëve ishte rrëmbyer hodhën publikisht akuza se prokuror Taku u kish marrë 1 milion lekë për këtë çështje. 50-vjeçari Spartak Çoçoli ka një karrierë 28-vjeçare në prokurori

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat