Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Më: 15 janar 2019 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Kuvendi pritet të mblidhet këtë të mërkurë, 16 janar, në një seancë të jashtëzakonshme plenare.

Deputetët janë njoftuar që të mos mungojnë për asnjë arsye. 

Pritshmëritë janë që në këtë seancë plenare të votohen ndryshimet në kabinetin qeveritar, të dekretuara tashmë nga Presidenti Ilir Meta.

Kuvendi duhet të votojë për dekretin e emërimit të Elva Margaritit si Ministre e Kulturës, të Besa Shahinit si Ministre e Arsimit, të Anila Denajt si Ministre e Financave dhe Ekonomisë, të Belinda Ballukut si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, të Elisa Spiropalit si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, të Eduard Shalsit si Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, të Blendi Çuçit si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe të Erion Braçes si zëvëndëskryeministër. 

Po ashtu, deputetët pritet të votojnë edhe për dekretet e shkarkimit të ministrave të mëparshëm. 

Sai përket ministrit të Jashtëm, duhet pritur dekreti i kreut të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat