Në Shqipëri shfaqet shpendi i larguar prej vitesh

Shqipëria

Në Shqipëri shfaqet shpendi i larguar prej vitesh

Më: 15 janar 2019 Në ora: 10:18
Në Shqipëri shfaqet shpendi i larguar prej vitesh

Një individ I lejlekut (Ciconia ciconia) u vërejt në datë 13 janar në rezervuarin e Bulos në Gjirokastër, gjatë kryerjes së censusit të shpendëve të ujit në këtë zonë.

Vrojtimi u krye nga grupi I përbashkët i PPNEA-së dhe AdRZM Gjirokastër! Në dijeninë tonë, ky është raportimi i parë I dimërimit të lejlekut në Shqipëri. Lejleku është lloj folezues në vendin tonë dhe dimëron në Afrikë. 

Lejleku përfaqëson një ndër llojet më të rrallë në vendin tonë me një popullatë prej 5-7 çifte folezuese. Në të kaluarën folezimi I lejlekut në Shqipëri shtrihej pothuajse në të gjithë territorin e vendit, ndërsa në të sotmen çiftet folezuese gjenden vetem ne jug, ne luginën e Bistricës, atë të Lumit Drino si dhe një çift në qytetin e Fierit. 

Në grupe më të mëdha, në vendin tonë shihet gjatë periudhës së shtegtimit. Raportimet për dimërimin e këtij lloji në Evropë tani më nuk janë të rralla, psh në zonën e Montpeliesë në Francë të dhënat sistematike tregojnë rritjen e numrit të individëve dimërues gjatë dekadave të fundit. 

Në Ballkan, raportimet për dimërimin e individëve të veçuar të këtij lloji janë shumë më të rralla, por tashmë jo krejësisht të pazakonshme. Është vërtetuar se një ndër arsyet që lejleku zgjedh të dimërojë në jug të Evropës dhe jo më tej drejt Afrikës është rritja e mundësisë së individëve të rinj për të mbijetuar. 

Arsye të tjera për vrojtimet e këtij lloji gjatë dimrit mund të jenë, por jo domosdoshmërisht gjendja e dobët fizike e individëve të caktuar për shkak të sëmundjeve të ndryshme ose dëmtime fizike./ Protection and Preservation of Natural Environment in Albania

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat