Bushati ‘thyen’ heshtjen: Falenderoj PS, tashmë është radha e Ramës

Shqipëria

Bushati ‘thyen’ heshtjen: Falenderoj PS, tashmë është radha e Ramës

Më: 15 janar 2019 Në ora: 15:10
Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka komentuar sot largimin e tij nga dikasteri që drejtoti prej pesë vitesh.

Në përfundim të takimit me homologun italian Enzo Milanesi, Bushati falenderoi shërbimin diplomatik me të cilin ka bashkëpunuar si dhe Partinë Socialiste për besimin.

“Pozicioni i ministrit ka dy dimensione. Atë kushtetues dhe atë politik. Sa i përket atij politik, Kryeministri e ka marrë vendimin e tij për të ndryshuar drejtimin e MEPJ” – tha Bushati.

Ai u shpreh se tashmë është radha e Edi Ramës që të zgjedhë stafin me të cilin do të drejtoje diplomacinë e Shqipërisë. Sipas Bushatit, kjo është përgjegjësi dhe e drejtë e kryeministrit.

“Apeli im është i thjeshtë: Duhet ezauruar një orë e më parë fryma kushtetuese që duhet ta lehtësojë ndryshimin e ministrit, dhe që do t’i krijonte vendit përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare” – tha ai.

Sipas Bushatit, kjo është tepër e rëndësishme duke pasur parasysh se vendi po përballet me sfida të panjohura deri më sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat