Nipi i “Eskobarit” negocioi me policinë, tregon si u dorëzua Klement Balili

Shqipëria

Nipi i “Eskobarit” negocioi me policinë, tregon si u dorëzua Klement Balili

Më: 15 janar 2019 Në ora: 15:13
Rigels Balili dhe Klement Balili

Nipi i Klement Balilit, Rigels Balili tregon pse i shumëkërkuari u vetëdorëzua në polici në këtë moment.

Ai thotë se negociatat kanë nisur që në momentin kur u njoftuan se është plotësuar dosja dhe është gati për tu dorëzuar në gjyq.

Rigels Balili është kryetari i bashkisë së Delvinës, njëherësh nipi i Klement Balilit dhe duke folur për ‘Ora News’ tregoi detaje nga dorëzimi.

Zoti Balili, ju keni qenë pjesë e negociatave mes policisë dhe Klement Balilit për dorëzimin e tij?

Po.

Kur kanë filluar negociata?

Që në momentin që na kanë njoftuar avokatët që është plotësuar dosja dhe është gati për tu çuar në gjyq. Në momentin që dosja do të shkonte në gjyq ai ishte i gatshëm të përballej me drejtësinë. Sot kemi bërë të mundur vetëdorëzimin në polici.

Ku ka qëndruar?

Nuk pata kohë ta pyesja se ku kishte qëndruar, sepse shumë pak qëndrova, vetëm e dorëzova tek drejtori i policisë.

Ka një paqartësi, është vetëdorëzuar apo arrestuar?

Nuk është arrestuar, është vetëdorëzuar. Kam procesverbalin, kam shkuar unë tek zyra e drejtorit, kam bërë negociatën dhe ka ardhur drejtori e ka marrë në zonën e Delvinës.

A ka qenë e vështirë kjo negociatë dhe çfarë e kë bindur atë të dorëzohej?

Nuk ka qenë e vështirë, në momentin që dosja do të shkonte në gjyq, nuk do ti fshihej drejtësisë. Kushti i vetëm që ka qenë që të vetëdorëzohej.

Do të kërkojë gjykim të shkrtuar?

Është pyetje që i takon atij jo mua?

Keni kërkuar garanci për jetën e tij dhe mos ekstradimin në Greqi?

Nuk i trembet drejtësisë sepse është i pafajshëm. Është vetëdorëzuar, nuk është arrestuar. Nuk mund të rrinte tre vjet në paraburgim derisa dosja të shkonte në gjyq.

Si është bërë komunikimi me të?

Nëpërmjet avokatit është komunikuar dhe avokati ka bërë negocimin me drejtorin e policisë.

Ka qenë Ardi Veliu në momentin e vetëdorëzimit në polici?

Po, ka qenë vetë drejtori i Policisë së Shtetit.

Keni një mesazh për autoritetet?

Drejtësia mos marrë për bazë mediat, pasi mediat i kanë vënë një titull “Eskobar”, edhe ju jeni koshientë që nuk e meriton.

Kush janë qëndrimet e Balilit për akuzat?

Nuk më takon mua, i takojnë të pandehurit.

Mendoni se i keni bërë një shërbim drejtësisë?

Normalisht, tani që dosja është para gjykatës nuk ka pse të fshihet. Nëse është i pafajshëm të marrë pafajësinë, nëse është i fajshëm të dënohet në bazë të fakteve.

A mendoni se ka një kosto politike për ju, pasi thoni që është vetëdorëzuar, ndërsa policia thotë është arrestuar?

Atë që pohova e them me përgjegjësi. Është vetëdorëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat