Korçë-Ersekë- Boboshticë dhe në rrugën e Dardhës, qarkullimi bëhet pa zinxhir

Shqipëria

Korçë-Ersekë- Boboshticë dhe në rrugën e Dardhës, qarkullimi bëhet pa zinxhir

Më: 15 janar 2019 Në ora: 16:11
Korçë

Në aksin rrugor Korçë-Ersekë, Korçë-Boboshticë, Rruga e Dardhës qarkullimi bëhet pa zinxhir.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës në qarkun e Korçës ka pasur reshje dëbore, ka fryrë erë dhe ka pasur temperatura shumë të ulëta, por për asnjë moment nuk ka pasur probleme me qarkullimin.

Kompania e mirëmbajtjes ka punuar vazhdimisht për pastrimin e rrugës dhe ka bërë shpërndarjen e kripës.

Për shkak të temperaturave të ulëta, Autoriteti Rrugor Shqiptar, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat