Mbledhja e KED, Alibeaj: Ka nisur procesi për kapjen e plotë të Kushtetueses dhe ILD-së

Shqipëria

Mbledhja e KED, Alibeaj: Ka nisur procesi për kapjen e plotë të Kushtetueses dhe ILD-së

Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:53
Enkelejd Alibeaj

Mbledhja e parë për konstituimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për Partinë Demokratike, është e paligjshme dhe e pavlefshme. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, tha se shorti i hedhur nga Kuvendi i Shqipërisë u bë sipas një procedure antikushtetuese dhe përzgjedhja e emrave u bazua në lista të paligjshme.

“Një organ i krijuar nga paligjshmëria defekt, nuk mund të konstituohet në mënyrë të ligjshme dhe aq më pak të prodhojë veprimtari të tillë.”-tha Alibeaj, i cili vuri në dukje se vendimet gjatë vitit 2019 të grupit prej 8 individësh konsiderohen nga PD si të pavlefshme.

“Marrja e vendimeve pa kaluar vetingun është devijim nga shkronja dhe fryma e Kushtetutës” u shpreh Alibeaj, që theksoi se përbërja aktuale e KED nuk ka asnjë garanci për ushtrimin e funksionit në mënyrë të pavarur”.

Enkeleid Alibeaj shprehu shqetësimin e PD-së, se të vetëquajturit anëtarë të KED-së po punojnë sipas axhendës politike për kapjen e plotë të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Për të shmangur këtë rrezik, deputeti Alibeaj propozoi në mbledhjen e sotme, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues ndërkombëtarë që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi, delegjitimimin e përbërjes aktuale e KED-së. Alibeaj kërkoi marrjen e mendimit nga Komisioni i Venecias mbi mënyrën e evitimit maksimal të rrezikut të kapjes politike të Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat