Deputetit të PS: SHBA përshëndet policinë për kapjen e Balilit, opozita përshëndet Balilin për dorëzimin!

Shqipëria

Deputetit të PS: SHBA përshëndet policinë për kapjen e Balilit, opozita përshëndet Balilin për dorëzimin!

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:58
Pjerin Ndreu

Dorëzimi i supertrafikantit Klement Balili dhe dorëzimi i tij në duart e policisë së shtetit, ka sjellë një debat të fortë mes mazhorancës dhe opozitës. Pas përshëndetjes që ambasada e SHBA në Tiranë i ka bërë policisë së shtetit për kapjen e Klement Balilit, dhe deklaratave të opozitës, nuk ka munguar as ironia e mazhorancës.

Deputeti socialist, njëherësh ish numri dy i policisë së shtetit Pjerin Ndreu evidenton dy standardet, kur thotë se ambasada e SHBA përshëndet policinë për kapjen e Balilit, ndërsa opozita përshëndet supertrafikantin për dorëzimin.

“Ambasada e USA ne Tirane pershendet Policine e Shtetit per kapjen e Balilit, opozita pershendet Balilin per dorezimin! Vaj vatani e mjere mileti me kete opozite!”, shkruan në rrjetin socialist Ndreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat