Biberaj rrëzon akuzat e Ramës për “VoA”: Investigimi për implikimin e shefes së kabinetit të kryeministrit për punësime, është i saktë!

Shqipëria

Biberaj rrëzon akuzat e Ramës për “VoA”: Investigimi për implikimin e shefes së kabinetit të kryeministrit për punësime, është i saktë!

Më: 15 janar 2019 Në ora: 19:00
Elez Biberaj

Drejtori për Europën dhe Azinë i “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj, ju përgjigj kryeministrit Edi Rama, pas etiketimit prej këtij të fundit, si kazan edhe për “Zërin e Amerikës”. Biberaj garantoi se investigimi për implikimin e deputetëve dhe shefes së kabinetit të kryemsitrit shqiptar, në biseda përgjimesh, për punësime, është i saktë ashtu si të gjitha lajmet e publikuara nga kjo media.

“Shërbimi shqiptar i Zërit të Amerikës ka siguruar vazhdimisht raportime të sakta dhe të paanshme rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe unë garantoj plotësisht integritetin dhe gjykimin e lajmit. Shërbimi shqiptar vijon me krenari misionin e prodhimit të gazetarisë së vlerave në mbështetje të demokracisë dhe lirisë dhe t’i sigurojë audiencës së tij lajme dhe informacione të sakta, objektive dhe të balancuara në mënyrë që ata të bëjnë zgjedhjet e duhura”, u shpreh për Ora News, Elez Biberajn, Drejtori për Evropën dhe Euroazinë i “Zërit të Amerikës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat