Arrestimi i Balilit, Meta: Falenderoj agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë

Shqipëria

Arrestimi i Balilit, Meta: Falenderoj agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 19:01
Ilir Meta

“E përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me mjaft probleme me ligjin”, deklaroi sot Presidenti Ilir Meta nga Lezha, ku ishte sot për të promovuar solidaritetin për dhurimin e gjakut.

“Dhe me këtë rast dua të falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot”, deklaroi ai.

I pyetur nga mediet lidhur me dekretimin e Kryeministrit Edi Rama në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Meta tha se “do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese”.

“Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese”, iu përgjigj Meta. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat