Kapja e Balilit, OSBE: Përgëzojmë Policinë e Shtetit!

Shqipëria

Kapja e Balilit, OSBE: Përgëzojmë Policinë e Shtetit!

Më: 15 janar 2019 Në ora: 19:40
OSBE

Zyra e OSBE në Tiranë ka përgëzuar policinë shqiptare për kapjen e Klement Balilit, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Në një reagim të saj OSBE nënvizon se ka përpjekje disavjeçare në luftën kundër krimit të organizuar. “E përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit të akuzuar ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar”, nënvizohet në deklaratë.

“Shohim që përpjekjet disavjeçare në luftën kundër krimit të organizuar, edhe një herë, po sjellin rezultate konkrete dhe të rëndësishme në Shqipëri. E përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit të akuzuar ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vendit për fuqizimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në deklaratën e OSBE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat