PD heq dorë nga plani për bojkot, do jetë nesër në Kuvend në seancën e jashtëzakonshme

Shqipëria

PD heq dorë nga plani për bojkot, do jetë nesër në Kuvend në seancën e jashtëzakonshme

Më: 15 janar 2019 Në ora: 20:36
PD

Maxhoranca ka paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme ditën e nesërme, 16 janar në orën 17:00 për miratimin e dekreteve të ministrave të rinj. Ndonëse fillimisht PD nëpërmjet kreut të grupit parlamentar Edmond Spaho e cilësoi antikushtetuese këtë seancë të jashtëzakonshme, me sa duket ka vendosur të jetë në sallë.Mesohet se PD do të marrë pjesë nesër në seancën plenare të jashtëzakonshme. Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë depozituar emrat e të gjithë grupit për të diskutuar. Po kështu mësohet se deputetët e PD do të fokusohen tek qeverisja e Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat