Arrestimi i Balilit, zv.ministrja Voda: U ndje nën presion si rezultat i operacionit gjurmues të policisë

Shqipëria

Arrestimi i Balilit, zv.ministrja Voda: U ndje nën presion si rezultat i operacionit gjurmues të policisë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 21:27
Rovena Voda

“Dorëzimi dhe arrestimi i Klement Balilit, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ishte rezultat i një operacioni të gjatë gjurmues të policisë së shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese”. Kjo ishte deklarata e zv.ministres sw Brendshme Rovena Voda  e cila e ftuar nw njw studio televizive se Balili u detyrua tw dorëzohej,  si rezultat i veprimtarisë së policisë së shtetit, i ndjerë nën presion.

“Dorëzimi i Balilit dhe arrestimi është rezultat i një operacioni të gjatë gjurmues të policisë, në bashkëpunim me SHISH dhe partnerët tanë. Është një rast tepër i vështirë, flasim për një person në kërkim ndërkombëtar. Është një rezultat i operacioneve tona. Nuk mund të jap hollësi nga bisedat që janë bërë, por si rezultat i veprimtarisë së shtetit ai u detyrua të dorëzohej. Ka qënë një akt i detyruar, nën presion për ta bërë këtë gjë. Nuk i lindi dëshira Balilit për t’u dorëzuar, ai po shkon në burg dhe ka llogari për të larë edhe me vende të tjera, e di mirë çfarë e pret”, tha zv. Ministrja Voda. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat