Basha: Vendi në krizë, dy hapat për ta zgjidhur

Shqipëria

Basha: Vendi në krizë, dy hapat për ta zgjidhur

Më: 16 janar 2019 Në ora: 06:07
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në "Tempora", ripërsëriti idenë për një sistem mazhoritar.

Ai u shpreh se është i gatshëm "që të miratojmë ligje për të garantuar që asnjë person i vetëm nuk e mban peng Republikën"

"Unë jam personalisht jam shprehur për rikthimin e sistemit maxhoritar me 100 deputetë të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët.  Jam i gatshëm për një sistem dy dhoma, ku një dhomë e dytë përfaqësuesish garatojnë që ligjet nuk miratohen brenda natë.

Jam i gatshëm të miratojmë ligje për të garantuar që asnjë person i vetëm nuk e mban peng Republikën ku qytetarët zgjedhin rrugën e largimit në vend të rrugës së ndryshimit.

Në çdo vend ndodhin kriza politike dhe ekonomike, por forca e një shoqërie është të zgjedhë ndryshimin dhe jo largimin", u shpreh Basha.

Kryedemokrati ka thënë më tej:

"Vendi është në krizë dhe si protesta e studentëve, si gjendja e banorëve të Unazës së Re, banorëve të Bulevardit, Himarës, Kukësit. Si problemet e penisionistëve, të papunëve, si problemet e sipërmarrjes së vogël ku mbyllen mesatarisht 50 biznese në ditë.

Të gjitha këto janë simptoma ku ka vdekur gara. Nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjidhje të pjesshme. Nuk ka kod dhe amendim ligjor që e zgjidh këtë, për sa kohë është e garantuar që ligji do të shkelet. Prandaj, kërkohet një zgjidhje politike dhe fillon me largimin e Edi Ramës, vazhdon me një qeveri tranzitore për të ndërmarrë hapa si reforma zgjedhore".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat