Shqipëri, përplasja Qeveri-Presidencë vijon, Meta kthen mbrapsht edhe një ligj

Shqipëria

Shqipëri, përplasja Qeveri-Presidencë vijon, Meta kthen mbrapsht edhe një ligj

Më: 16 janar 2019 Në ora: 07:51
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishikim ligjin për Kadastrën, i cilësuar nga qeveria Rama si ligji që do t’i jepte fund problemit të pronës dhe legalizimit duke shkrirë zyrat e hipotekës, legalizimeve dhe kthimit të pronave në një institucion të vetëm, që është Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Por duket se ky projekt do të shtyhet në kohë pasi Presidenti Meta ka dekretuar kthimin mbrapsht në Parlament të ligjit duke renditur edhe 5 argumente për ta rishikuar atë, transmeton tch.

“Së pari, nenet 6 pika 1, 13 pika 6, 22 pika 2, të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, bien ndesh me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë. Së dyti, ligji nr. 111/2018 “Për Kadastrën”, me mangësitë që paraqet cënon parimin e sigurisë juridike në qarkullimin civil të pasurive të paluajtshme si dhe standardin kushtetues të të drejtave të fituara. Së treti, neni 37/b i ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, cënon parimin e sigurisë juridike në lidhje me të drejtën e pronës dhe bie ndesh me jurisprudencën kushtetuese. Së katërti, parashikimet jo të plota të pikës 2 të nenit 28, të ligjit nr. 111/2018, krijojnë rrezik për cënimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale që administrohen në regjistrin publik dixhital të pasurive të paluajtshme. Së pesti, parashikimet e ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën” që referojnë në një tjetër ligj, i cili aktualisht është në statusin e projektligjit dhe ende i pamiratuar nga Kuvendi cënojnë haptazi parimin kushtetues të shtetit të së drejtës.”, shkruan Meta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat