Balla e Lleshaj prezantojnë prefektin e ri të Elbasanit

Shqipëria

Balla e Lleshaj prezantojnë prefektin e ri të Elbasanit

Më: 16 janar 2019 Në ora: 09:42
Taulant Balla

Deputeti i PS, Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kanë prezantuar prefektin e ri të Elbasanit, Gledian Llatja.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në fjalën e tij shprehu besimin se Gledian Llatja do të sjellë një frymë të re në Prefekturën e Elbasanit

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se prefekti ka për detyrë që të garantojë shërbimin për qytetarin.

"Gledian Llatja ka mbështetjen për të bërë më të mirën në detyrën si prefekt i qytetit të Elbasanit", u shpreh Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat